“Kërcënim me vdekje” për Prokurorin e Tiranës nga bashkëshortja e policit të vrarë Arben Bilali

0

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë, Bajram Breçani është kërcënuar me vdekje.

Sipas informacioneve për mediat, Breçani ishtë ulur përballë shkollës ‘Harry Fultz’ në momentin që është kërcënuar nga Matilda Bilali, e cila mban detyrën e oficeres së Policisë dhe është gruaja e të ndjerit Arben Bilali.

Prokurori Breçani ka hetuar vrasjen e bashkëshortit të saj, Arben Bilalit dhe i dyshuari i vrasjes ka qenë Gjergj Cukali, i njohur ndryshe si “i forti i Myslym Shyrit”.

Pavarësisht se prokurori ka dhënë urdhër për arrestimin e tij, Gjykata e Apelit e ka liruar.

Breçani është kërcënuar për herë të tretë nga gruaja e viktimës, Arben Bilali.

“Kam njoftuar drejtuesit e policisë së shtetit Ardi Veliu, dhe zyrtarë të tjerë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe pres prej tyre reagim ligjor. U kërcënova për shkak të detyrës dhe kjo është hera e tretë, për një çështje për të cilën vendimarrja ka qenë tërësisht e gjykatës”,- ka thënë prokurori Breçani për mediat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu