Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pallatin Mbretëror në Angli. Mediat britanike raportojnë se një 19-vjeçar u fut në pallat me një hark në dorë duke dashur të vrasë mbretëreshën. Ngjarja ndodhi në momentin teksa Mbretërësha Eliozabeth po fetsonte Krishtlindjen. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe po mbahet nën mbikqyrje, njoftoi policia londineze.
“Autori u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor, ndërsa është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë. Pas kontrollit iu gjet një hark” tha policia.
Video e tij ku kërcënon mbretëreshën është bërë publike. I veshur me një kostum të zi dhe maskë të bardhë, lëshon kërcënime kundër Mbretëreshës Elizabeth. I riu thekson se do marrë hak për masakrën e Amristar në 1919”.