Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë Pejë për shakak të rastit të Noizy-t

0

Kryeprokurori i Shtetit në Kosovë ka njoftuar se është kërcënuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Sipas zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kërcënimet janë rreth prononcimeve të Nikçit për rastin e rrahjes në klubin e natës në në Pejë, ku u përfshi edhe reperi Noizy.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z.Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me institucionet tjera ligj zbatuese dhe autoritetet shqiptare do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore dhe do ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje, në mënyrë që kërcënuesi të përgjigjet sa më parë para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Noizy është aktualisht i arrestuar dhe qëndron në paraburgim në Shqipëri, në pritje të ekstradimit drejt Kosovës, ku do të përballet me akuzën e lëndimit të rëndë.

Avokati i Noizy-t i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se përveç faktit që reperi nuk ishte vetë pjesëmarrës në sherr, i plagosuri nuk ka lëndime të rënda por të lehta, ndërsa Prokuroria e Pejës refuzon të marrë akt-ekspertimi ligjor për plagët e shkaktuara.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu