Kërcënoi me thikë 53-vjeçarin, policia e Tiranës arreston të riun (DETAJET)

0

TIRANE- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 23-vjeçarin me inicialet A. T., banues në Tiranë, pasi ka kërcënuar me jetë një 53-vjeçar. Në sajë të operacionit të koduar “Brryli”, policia ka arrestuar të riun e po kështu ka sekuestruar 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë). Dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas i riu, duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit. Më tej i ka marrë me dhunë aparatin celular.

Njoftimi nga policia

I hoqi lirinë një shtetasi duke e kërcënuar me mjet prerës dhe i mori me dhunë celularin atij, vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë). Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit nga një 53-vjeçar, për një shtetas që i kishte hequr lirinë duke e kanosur me thikë dhe i kishte marrë me dhunë celularin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brryli”, për zbardhjen e këtij rasti. Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 53-vjeçari është takuar me shtetasin A. T., te Brryli, pasi kishin komunikuar në rrjetet sociale, dhe më pas shtetasi A. T., duke e kanosur me mjet prerës (thikë), e ka dërguar atë në një banesë private, në zonën e Ali Demit, ku më pas i ka marrë me dhunë aparatin celular. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu