Kërcënon Hamasi: Do nisim ekzekutimin e pengjeve izraelite për çdo shtëpi të bombarduar

0

GAZA- Hamasi ka kërcënuar se do të nisë me ekzekutimin e pengjeve izraelit nëse nuk do të ndalen bombardimet në shtëpitë e civilëve në Rripin e Gazës. Ky kërcënim vjen pak orë pasi një figurë e lartë e këtij grupi tha se personat e marrë peng do të jenë të sigurt dhe nuk do të preken.

Basem Naim, kreu i marrëdhënieve politike dhe ndërkombëtare të Hamasit, tha për SkyNews se grupi nuk ka vrarë asnjë civil që kur militantët e tij kaluan kufirin nga Rripi i Gazës dhe nisën një sulmin ndaj Izraelit të shtunën.

I pyetur se sa pengje kishte marrë dhe sjellë grupi militant në Gaza, Naim tha se nuk mund të konfirmonte një numër të saktë, por tha se ata do të trajtoheshin në mënyrë njerëzore. Ai tha se mund të garantojë se ata do të jenë të sigurt dhe u janë dhënë urdhra luftëtarëve që të mos vrasin ose dëmtojnë njerëz të moshuar, gra apo fëmijë.

Hamasi pretendon se po mban më shumë se 100 pengje, duke përfshirë oficerë të ushtrisë izraelite. Katari ka qenë në bisedime me Hamasin për pengjet që grupi militant po mban brenda Gazës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu