‘Kërcet’ arma në Kosovë, 1 person i plagosur, autori në arrati

0

Një person është plagosur me armë zjarri në Kosovë. Gazeta Ekspress shkruan se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë.

Sipas njoftimit të policisë autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin ,” thuhet në njoftimin e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu