Kërkesa e prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai për ish-kryeministrin Sali Berisha është zbardhur. Dy prokurorët e SPAK kanë firmosur për masën e arrestit në shtëpi për Sali Berishën.
Sakaq, ata kërkojnë që Berisha të qëndrojë në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, duke qenë i ruajtur nga punonjës policie. Nga ana tjetër, kërkohet që Berisha të mos ketë asnjë komunikim me asnjë person veç familjarëve të tij.
Ditën e sotme avokatët e kreut të Rithemelimit kërkuan në GJKKO që gjyqtarja që do të jap aprovimin, Irena Gjoka të tërhiqet nga shqyrtimi i kërkesës për Berishën, gjë e cila u refuzua.