GREQI – Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Pas verifikimeve, ai rezultoi se kërkohej nga Interpoli i Francës për pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore.
Ndalimi i tij u bë në pikën kufitare të Janinës.
Emri i të arrestuarit nuk bëhet i ditur.