Kërkohej nga Shqipëria për vrasje/ Arrestohet shoferi pa patentë në Kretë

0

Policia greke ka arrestuar një person, i cili drejtonte një makinë pasagjerësh në zonën e Malevizit (Kretë) pa patentë.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi i tregoi policisë një letërnjoftim fals.

Por pas hetimeve të kryera rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje të ndodhura në Shqipëri në vitin 2014.

Mediet greke nuk bëjnë me dije origjinën e të arrestuarit.

Hetimet paraprake vijojnë nga Drejtoria e Policisë në Malevizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu