Kërkon pafajësinë, Fredi Beleri dorëzon kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë

0

TIRANA- Eurodeputeti Fredi Beleri ka dorëzuar kërkesën për rekurs në Gjykatën e Lartë dy javë pasi u lirua nga qelia. Mësohet se kërkesa u depozitua këtë të hënë nga avokatja e tij Klodjana Gjyzari në sekretarinë e gjykatës. Beleri dhe mbrojtja ligjore e tij kërkojnë pafajësi nga akuza.

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga Demokracia e Re në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë. Ai u lirua me kusht nga Gjykata e Fierit më 2 shtator.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu