Këshilltari i Vjosa Osmanit: Shqiptarët e Luginës do të marrin shtetësinë e Kosovës

0

Artan Murati, këshilltar i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar ditën e sotme se qeveria e Kosovës ka miratuar një koncept-dokument për shtetësinë në 29 dhjetor 2021, prej të cilit do të dalë edhe ligji i ri.

Me anë të këtij ligji, qytetarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të republikës së Kosovës. Kushti të cilin duhet të plotësojnë ata është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet. Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Ai tha se hapi i rradhës ishte hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend.

Me 29 dhjetor 2021, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Koncept Dokumentin për Shtetësinë. Shumë i lumtur që në këtë koncept-dokument, prej të cilit më pas do të dalë edhe Ligji i ri për Shtetësinë, është përfshirë komenti dhe propozimi i Zyres së Presidentes, i cili do t’ua mundësojë shqiptarëve nga Medvegja, Presheva e Bujanoci të pajisen me shtetësi të Republikës së Kosovës. Më konkretisht, të gjithë qytetarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët kanë qëndruar në Republikën e Kosovës së paku 5 vite nga data 12.06.1999 deri me datë 31.12.2021, do të kenë të drejtën e fitimit të Shtetësisë bazuar në rregullimin e kornizës ligjore me këtë Koncept Dokument, ndërsa sa i përket kritereve procedurale do të rregullohet me akte nënligjore që nxirren nga Ministria e Punëve të Brendshme. Shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. Koordinimi institucional është i nivelit më të lartë, dhe kjo do të sjellë rezultate pozitive. Hapi i rradhës: hartimi i projektligjit dhe më pas miratimi i tij në Kuvend. Po duket vit i mbarë në këtë drejtim”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu