Kessie-Milan, rinovimi duket shumë larg! Destinacioni i tij mund të jetë…

0

Franck Kessie u shpall lojtari më i mirë në fitoren e Milanit ndaj Empolit. Mesfushori ka shënuar 14 gola në Serie A në një vit kalendarik, ndërsa më mirë se ai ka bërë vetëm Kaka që ka realizuar 15 gola në vitin 2008. Klubi kuqezi do të duhet të përpiqet të zgjidhi enigmën që lidhet me rinovimin e kontratës.

Më datë 27 dhjetor lojtari do të grumbullohet me Kombëtaren e Bregut të Fildishtë për startin e Kupës së Afrikës. Lojtari do të mungojë gjatë për Milanin, nëse përfaqësuesaj e tij shkon deri në finale.
Para së gjithash, sepse Kupa e Afrikës zgjat nga 9 janari deri më 6 shkurt, por të gjithë lojtarët pjesëmarrës do të duhet të respektojnë 10 ditë karantinë pas kthimit nga Afrika në ekipet e tyre europiane. Problem jo i vogël për Milanin që do të duhet të heqë dorë nga një lojtar i rëndësishëm.

Kush e do Kessie?
Kessie ka kërkuar 8 milionë euro në sezon për të qëndruar në skuadër, ndërsa klubi mendon për 6 milionë. Dy palët duken shumë larg, ndërkohë që pas refuzimeve të shumta të lojtarit, Kessie ka marrë propozime më tërheqëse jashtë Italisë, veçanërisht nga PSG dhe Tottenham.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu