Khloe Kardashian i përgjigjet polemikave mbi foton e paredaktuar

0

Si anëtare e një prej familjeve më të famshme në botë, Khloe Kardashian kujdeset në maksimum për imazhin e saj. Por një fotografi e padietuar e saj, me bikini u bë virale në rrjete sociale dhe ekipi i saj kërkoi që të fshihej. Ekipi u ka kërkuar platformave të mediave sociale ta fshijnë atë, megjithëse përpjekjet e tyre kanë nxitur të tjerët ta ripostojnë.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Khloe përmes një video në rrjete sociale. AJo shfaqet topless duke treguar trupin e saj pa flitra, ndërsa shpjegoi se pse i përpunon fotot e saj dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë. Ajo theksoi se fotografia e pa edituar ishte e bukur, por kishte të drejtë të kërkonte që të hiqej.

“Hej njerëz, ky është trupi im i paedituar dhe pa filtra. Fotoja që u postua këtë javë është e bukur. Por si dikush që është përballur me [kompleksin] e imazhit të trupit gjithë jetën, kur dikush të bën një foto në ndriçim jo të mirë dhe që nuk e tregon trupin tënd siç është realisht pasi ke punuar fort që të jetë ashtu – dhe më pas ia shpërndan botës – ti ke të drejtën të kërkosh që të mos shpërndahet – pavarësisht se kush je.”, shkruan Khloe.

Më tej, ajo vijon duke thënë se është përballur me komente fyese dhe paragjykime të shumta përsa i pëket trupit. Ajo shkroi se përpiqet të jetojë jetën e saj “sa më sinqerisht të jetë e mundur, me ndjeshmëri dhe mirësi”, duke shtuar se “është pothuajse e padurueshme të përpiqesh të jetosh deri në standardet e pamundura” që publiku i ka vendosur asaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu