Mbrëmjen e djeshme Kiara ka surprizuar Luzin me një kërcim sensual, pasi ishte nata e fundit që çifti kaloi në suitën e krijuar enkas për ta.
Kiara me një fustan gjumi të hollë, të shkurt e me rripa, bëri një kërcim e një paradë seksuale para se t’i bashkohej partnerit në shtrat. Luizi patjetër që u kënaq, por pranoi se çdo natë po i bëhet edhe më i vështirë qëndrimi pranë saj.
Luzi iu drejtua Kiarës: “Jemi kaq afër dhe kaq larg njëri-tjetrit.”
Në natën e fundit nuk munguan puthjet dhe përqafimet mes tyre, ku vetë Luizi kërkoi ta surprizonte partneren e tij duke kërkuar qe t’i vendosej në sfond edhe këngën që i ka dedikuar.