Moderatorja Kiara Tito njëkohësisht dhe banore e ‘Big Brother Vip 2’, ka folur si radhëherë për jetën e saj personale dhe historinë e dashurisë që ajo ka pasur me këngëtarin Butrint Imeri.
Gjatë një bisede me banorët, Kiara ka rrëfyer se nuk ka qenë në një bashkëjetesë me Butrintin por qëndronin shumë bashkë.
Sakaq ka shtuar se lidhja e tyre ka qenë relativisht e gjatë por rrethanat kanë bërë që marrëdhënia e tyre të përfundonte.
“Ai çohej në 8, shkonte në punë, mbaronte punën vinte në shpi, hante bukë, shkonte në palestër. Nuk kemi bashkëjetuar, por më shumë rrinim te shtëpia e njëri-tjetrit. Rrinim shumë bashkë. Zgjati goxha si lidhje. Ishin rrethanat që na çuan në ndarje, nuk kanë lidhje me mua ose atë personalisht. Janë rrethanat të tilla që të bëjnë të mbyllësh diçka. Punonte, jetonte jashtë shtetit”, ka treguar ajo.