Kikia: Rama nuk mund të presë një zyrtar të FBI-së në zyrë pa protokoll, nuk është muhabet shokësh

0

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Mentor Kikia, analist u shpreh se çështja McGonigal në vendin tonë ngre një problem se si është degjeneruar administrata shqiptare.

Ai tha se kryeministri pret pa protokoll një zyrtar të lartë të FBI-së dhe nuk mund t’i takojë në zyrën e tij pa u protokolluar në cilësinë e një zyrtari në fuqi.

Kikia: Nëse do të vijmë në Shqipëri. Ne na intereson se çfarë impakti ka pasur në shqipëri kjo çështje. Kam përshtypjen se deri më tani nuk ka veprime që mund të ngrenë vepra penale, por nëse në tërësinë e çështjes që kanë ndodhur këtu, mendoj se në vendin tonë këto ngrenë një probleme se si është degjeneruar administrata shqiptare.

Kryeministri pret pa protokoll një zyrtar të lartë të FBI-së. Nuk mund t’i takojë në zyrën e tij pa u protokolluar në cilësinë e një zyrtari në fuqi. Është muhabet shokësh në zyrën e kryeministrit. Nëse institucionit shqiptare do të kishin të dhëna për lobim për para ruse, duheshin informuar autoritetet e SHBA-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu