Kim Kardashian zyrtarisht beqare! Divorcohet nga Kanye West

0

Ylli televiziv Kim Kardashian, është zyrtarisht beqare. Ditën e kaluar u divorcua nga reperi Kanye West. Dyshja i dha fund martesës së tyre 7-vjeçare.

Gjykatësi Steve Cochran në Los Angeles pranoi kërkesën e Kardashian, për të ndryshuar statusin e saj martesor dhe të rikthente mbiemrin e saj të vajzërisë. Pasi Kardashian e parashtroi kërkesën gati tre muaj më parë.

Kardashian në seancën gjyqesore nuk ishte fizikisht, por morri pjesë me anë të një videocall, e ndërsa ëest nuk u shfaq as fizikisht as në video.

Tashmë Kardashian është e qetë pasi ajo është shprehur me parë se komentet publike të reperit për divorcin e tyre kanë shkaktuar shqetësim emocional.

Kërkesa e saj për divorc ishte bërë prej kohësh dhe dokumentat duhet të kishin përfunduar me parë, por për shumë arsye West i ka vonuar pasi ai nuk ka dashur t’i jepte fund martesës së tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu