Kim përballë Veliajt, Balla pranë Spiropalit dhe Meta në krye, darka që mblodhi disa nga aktorët kryesorë të politikës

0

Fillimi i muajit të Ramazanit ka bërë bashkë Rilindjen, Presidencën, PL, PD dhe Ambasadën Amerikane. Në një darkë të organizuar në nder të nisjes së muajit të shenjtë, janë mbledhur disa nga figurat më të rëndësishme të politikës, nga fronte të ndryshme, për të dhënë një mesazh të mirë te qytetarët. Ballë për ballë, Yuri Kim me Erion Veliajn.

Në krahë të njëri-tjetrit Taulant Balla me Elisa Spiropalin, Shihet gjithashtu, ish-presidenti Meta dhe presidenti i tanishëm Begaj. Ka qenë i pranishëm dhe Enkelejd Alibeaj, ndërsa Sali Berisha nuk ka qenë i ftuar në darkën e organizuar nga KMSH-ja. Nën shoqërimin e frutave dhe të qeshurave janë dhe bisedimet. Nuk dihet nëse mëritë e mbartura, nga trazirat e mëparshme, kanë ndikuar në harmoninë e tavolinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu