GREQI- Djali i 60-vjeçares e cila u vra orët e para të ditës së sotme nga bashkëshorti i saj shqiptar ka thënë se ato kishin vendosur të ndaheshin para vrasjes. Gjithashtu i riu ka treguar se vëllai i tij mbeti i plagosur nga njerku në momentin që ndërhyri mes tyre për të mbrojtur të ëmën. Ai është shprehur se nëna e tij ishte me autorin prej 21 vitesh dhe se 46-vjeçari nuk ishte sjellë asnjëherë me dhunë ndaj saj. Por në periudhën e fundit, siç shpjegon ai, kanë pasur zënka të shpeshta dhe për këtë kanë vendosur të ndahen.
“Ai kishte paketuar rrobat dhe gjërat dhe do të dilte nga shtëpia”, thekson ai.
29-vjeçari shprehet se gjithçka ka ndodhur kur nëna e tij ka parë 46-vjeçarin duke mbajtur një thikë në dorë gjatë një debati dhe mendoi se donte të sulmonte djalin tjetwr tw saj, i cili ndodhej në shtëpi me ta. Më pas ajo duket se i është lutur që të hedhë thikën, por ai e doditi në bark, duke e plagosur për vdekje.
“Kur vëllai im e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e sulmoi dhe më pas u goditi me thikë”, thotë djali i viktimës, duke theksuar se 46-vjeçari ka ikur menjëherë dhe se fatmirësisht vëllai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I pyetur nëse në të kaluarën ka pasur raste të tjera dhune mes 46-vjeçarit dhe nënës së tij, ai tregon se nuk i kishte prekur asnjë fije floku. Siç raportohet autori ka vrarë bashkëshorten e tij duke e plagosur me thikë në bark ndërsa djali i saj është goditur me thikë në zonën e shpatullës së djathtë. Shqiptari është arrestuar nga efektivët e Repartit të Thermaikos të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Ai akuzohet për vrasje me dashje, e kryer dhe e mbetur në tentativë.