Kishin konflikte familjare, dorëzohet në polici 29-vjeçari që masakroi me thikë vjehrrin në Kosovë

0

KOSOVË- Edon Bujupi i cili u shpall në kërkim pasi vrau me thikë të vjehrrit të tij, 53-vjeç, Ali Kosova, është vetëdorëzuar sot në polici. Ai pritet të merret në pyetje nga hetuesit ndërsa më pas prokuroria pritet të vendos për masën e sigurisë ndaj tij.

Krimi i rëndë ndodhi në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, ndërsa viktima nuk i përballoi dot plagët e marra dhe ndërroi jetë në QKUK. Sipas informacioneve 29-vjeçari, Edon Bujupi e ka goditur disa herë me thikë babanë e bashkëshortes së tij për shkak të disa konflikteve familjare që kishin patur më herët.

Pak ditë para vrasjes, Bujupi ishte raportuar i zhdukur. Bashkëshortja e tij, A.Kosova, më 24 nëntor kishte kërkuar ndihmën e Policisë, duke thënë se Edoni një natë më parë ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka asnjë informacion për të. Mbrëmjen e 26 nëntorit, Edoni ishte paraqitur në stacion policor, ku është parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka deklaruar se gjatë kohës që ishte raportuar i zhdukur, ka qëndruar në Prizren për qejf.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu