Kishin kthyer apartamentin në laborator droge/ Kapen dy shqiptarë në Itali

0

Arrestohen 2 shqiptarë në Itali. Policia po i vëzhgonte prej kohësh apartamentin në Viale Umbria, mbi të cilin kishte të dhëna për lëvizje të dyshimta.

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Itali pasi u kapën me heroinë. Karabinierët zbuluan se të rinjtë shqiptarëve, të moshave 30-vjeç, kishin kthyer një studio të vogël në një apartament në Milano në një vend që merrej me procesin e përpunimit të lëndës narkotike. Policia po i vëzhgonte prej kohësh apartamentin në Viale Umbria, mbi të cilin kishte të dhëna për lëvizje të dyshimta.

Agjentët u vendosën pranë shtëpisë dhe drekës së 9 shkurtit. Ata kontrolluan njërin prej shqiptarëve si dhe më pas kryen kontrolle edhe në shtëpi, ku në dhomën e vetme të apartamentit që shërbente si në studio, agjentët gjetën të gjitha pajisjet që u nevojiteshin për të përpunuar drogën, tre makina me vakum, shishe hidraulike, blender, shufra precize dhe qese të zeza, me rreth 80 kilogramë lëndë prerëse, dhe 4500 euro, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari tjetër u arrestua në flagrancë pasi u kap me një kilogram hashash të cilat i kishte fshehur në mobiljet e dhomës së gjumit si dhe një kilogram heroinë, të fshehur në makinën e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu