Kishin lënë tenxheren në sobë, përfshihet nga flakët banesa në Berat

0

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një banesë në lagjen “30-Vjetori” në Berat.

Mësohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Eben Elezi dhe se familja kishte harruar tenxheren me qumësht në zjarr dhe ishte larguar për një drekë familjare.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e pallatit, në vendngjarje kanë shkruar efektivë të zjarrfikëses Berat, që duke hyrë në shtëpi me anë të shkallëve, kanë lokalizuar shpejt flakët dhe kanë fikur zjarrin.

Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale në kuzhinën e banesës.