Kishte fshehur kokainë poshtë frenave të dorës së makinës, pranga shqiptarit në Itali

0

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane ditën e sotme.

Sipas mediave italiane, 30-vjeçari u vu në pranga në Fidenze të Italisë pasi gjatë kontrollit në makinën e tij i janë gjetur dhjetë doza kokaine të gatshme për shitje të vendosura nën frenat e dorës në makinës. Në këtë mënyrë kanë dështuar përpjekjet e tij për t’iu arratisur policisë italiane.

Në makinën e tij u gjetën po ashtu edhe 7 mijë euro, të cilat u cilësuan si të ardhura të përfituara prej veprimtarisë së paligjshme. Policia sekuestroi gjithashtu edhe dhjetë dozat e kokainës të gjetura në automjetin që shqiptari drejtonte.

Shqiptari i arrestuar deri më tani nuk rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa ndodhet në qelitë e burgut të Fidenzës në pritje të njohjes me masën e sigurisë ndaj tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu