Kishte lidhje me mafiozët e Italisë/ Dënohet me 3 vite burg ish-ylli i Juventusit

0

Ish-ylli i Juventusit dhe Palermos, Fabrizio Miccoli raportohet se ka humbur apelin pasi u dënua me tre vjet e gjysmë burg për një zhvatje mafioze.

Miccoli, 42 vjeç, e mori dënimin për herë të parë në janar 2020 pasi u akuzua se kishte lidhje me Mauro Lauricella, djalin e bosit të njohur mafioz Antonino, në rrethin Kalsa të Palermos për të ndihmuar në rikuperimin e një borxhi pesëshifror.

Ish-lojtari i Italisë dyshohet se u përpoq të ndihmonte një mik, të cilit i detyroheshin 20,000 euro (17,000 £) mes një mosmarrëveshjeje me një biznesmen nga Siçilia, që thuhej se kishte ardhur nga shitja e një klubi nate në Isola delle Femmine.

Thuhet se ai iu drejtua Lauricella-s për të ndihmuar në marrjen e parave dhe çështja u zbullua saktësisht kur hetuesit regjistruan një bisedë në të cilën ai fyente gjyqtarin anti-mafia, Giovanni Falcone.

Avokatët e Miccoli ende duan të apelojnë dënimin kur u dha në janar të vitit të kaluar, por Sky Sport Italia pretendon që tani është refuzuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu