Kishte mbërritur në Britani me kamion për të punuar në “shtëpi bari”, arrestohet 33-vjeçari shqiptar

0

BRITANI- Një 33-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Marin Hysa, i cili u kap në një “shtëpi bari” u arrestua në Britani. Mësohet se i riu shqiptar kishte mbërritur në Angli ilegalisht, duke kaluar kufirin në pjesën e pasme të një kamioni. Ai dhe plantacioni i kanabisit u zbuluar kur policia bastisi një pronë në Haybridge Avenue, në Hadley, operacion që mesa duket është zhvilluar më 18 korrik.

Hysa u arrestua dhe brenda shtëpisë policia zbuloi një rrjet që ishte shtrirë për përshtatjen e ambientit në mënyrë që të përdorej më pas për të mbjellë bimët narkotike, sicc ishte pajisja me drita speciale dhe pajisje hidroponike. Dy dhoma në katin e sipërm “strehonin” përkatësisht 44 dhe 49 bimë të rritura, ndërsa në një dhomë tjetër u zbulua, 128 fidanë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu