Kishte “varrosur” bashkëjetuesen nën beton, shqiptari bën për spital rumunin në burgun e Greqisë

0

Një sherr mes të burgosurve ka ndodhur në një burg në Nafplio të Greqisë. Një shqiptar ka rrahur keq një rumun, i cili u arrestua disa javë më parë për shkak se kishte çimentuar bashkëjetuesen e tij në Kiparisia. Rumuni u dërgua në spital, ku u konstatua se nuk kishte lëndime serioze dhe më pas u kthye në burg, por u vendos në një qeli tjetër.

Por, si ndodhi krimi?

Monica Gius u zhduk rreth 11 muaj më parë dhe u gjet vetëm pak kohë më parë e “çimentuar” brenda një banese. Ishin pronarët ata që vunë re një ndryshim në ngjyrën e çimentos në një pjesë të shtëpisë së tyre dhe pasi gërrmuan gjetën kufomën e gruas nga Rumania. Për vrasjen e saj, si i dyshuar kryesor u prangos bashkëjetuesi i saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu