Kjo është familja Prenga që u përfshi në aksident, babai dhe djali 3 vjeç humbën jetën, nëna në gjendje të rëndë

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën babë e bir. Në aksident humbi jetën shtetasi Shkurt Prenga dhe djali i tij 3 vjeç. 

Nëna e 3 vjeçarit, Fabiola Prenga ndodhet në spital dhe po merr trajtim mjekësor. I lënduar në aksident ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit  tip “Benz” që u pëplas me mjetin tip “Opel” ku ndodhej familja Prenga, e cila u përfshi nga flakët.  


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu