Kjo ide e re e parkimit duhet të aplikohet kudo në botë, ja çfarë sugjerojnë shoferët…

0

Një parkim në Glebe Hill Shopping Center në Tasmani, Austri, ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale për shkak të dizajnit të tij të thjeshtë, por efektiv, që ka bërë një ndryshim të madh për shoferët. Ky vendparkim ka një veçori që e dallon nga parkimet e tjera, vizat e parkimit janë të ndara në forma drejtkëndëshe, duke krijuar më shumë hapësirë mes makinave dhe duke lejuar manovrimin më të lehtë të makinës.

Shoferët, sidomos ata që kanë pasur ankesa për mënyrën e parkimit, mendojnë se ky ndryshim është shumë i dobishëm. Pavarësisht përvojës, parkimi në hapësira të ngushta mund të shkaktojë ankth, sidomos kur bëhet fjalë për parkimin paralel ose në hapësira të ngushta. Në këtë parkim të veçantë, hapësira për secilën makinë është më e madhe dhe kjo e bën shumë më të lehtë parkimin, shmang dëmtimet që shpesh ndodhin në parkimet tradicionale me hapësira të ngushta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu