Klea Huta e thotë publikisht: Big Brother Vip padyshim që e fiton…

0

Big Brother VIP Albania” tashmë është kthyer në ‘reality show’-n më të përfolur të momentit. Emisioni ndiqet nga e gjithë Shqipëria, ndërkohë që të gjithë kanë krijuar preferencat e tyre lidhur me banorin që do donin të fitonte çmimin e madh.Një ndër figurat e njohura të publikut shqiptar, e cila gjithashtu ka krijuar simpatinë e saj për fituesin e garës është edhe Klea Huta.

Ajo ka publikuar një “Ask me a question” në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ka nisur një rubrikë mini-interviste me ndjekësit e saj. Midis shumë gjërash që ajo ka zbuluar për veten e saj, qëllimet dhe objektivat e 2022-shit, këngëtarja dhe aktorja ka ndarë gjithashtu me ndjekësit edhe mendimet e saj lidhur me emisionin e “BB VIP”.

E pyetur se kush mendon që do ta fitoj këtë kompeticion, ajo duket se është e bindur që fitoren e meriton Donald Veshaj. “Kush e meriton ta fitojë BBV me sinqeritet?”- është pyetur ajo. “Donald Veshaj absolutely (padyshim)”- u përgjigj Klea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu