Klientët i lanë bakshish 44-mijë euro, pronari pushon nga puna kamarieren

0

Një kamariere u pushua nga puna pasi mori një bakshish prej 4400 eurosh nga një klient të cilës ajo i shërbeu.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se kamarierja, Ryan Brandt, u kujdes për një tavolinë me shumë se 40 drejtues biznesi në restorantin e Arkansas, të cilët i dhanë dhe bakshish shumën e majme.

Ndërkohë drejtuesit e restorantit “Oven & Tap” ku ajo punonte e pushuan menjëherë nga puna sapo mësuan se ajo kishte marrë bakshish një shumë të tillë.

Pronari i kërkoi të dorëzonte paratë ose të largohej nga puna nëse nuk i dorëzon. Kamarierja vendosi të largohej nga puna duke marrë me vete dhe paratë e bakshishit.

Momenti prekës u ngarkua më vonë në Instagram nga një prej të pranishmëve në darkë, Rebecca Soto, e cila i dha mbishkrimin klipit prekës:

“Jam e përulur që kam qenë pjesë e diçkaje kaq të bukur dhe bujare. Për të bekuar një tjetër pa e njohur më parë.’

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu