Klubi legjendar i Francës tërbon tifozët, pushtohet fusha dhe ka kaos; goditet portieri kundërshtar

0

Në Francë, Saint-Etienne ka humbur play-off me Auxerre, duke rënë në Ligue 2 pas 18 vitesh. Pas ndeshjes së parë 1-1, në ndeshjen e kthimit në Saint-Etienne, Auxerre fitoi ngjitjen duke fituar falë penalltive me 120 minutat që përfunduan me shifrat 1-1.

Pas rënies, në fakt, tifozëve të Saint-Etienne i janë errësuar sytë dhe nuk kanë parë më. Pushtim masiv në fushë dhe gati për të goditur lojtarët kundërshtarë, ndoshta edhe lojtarët e Saint-Etienne për këtë turp.

Mjete piroteknike në tunel, portieri i Auxerre, Donovan Leon është goditur nga tifozët e egërsuar. Vetëkuptohet që federata franceze me shumë gjasa do të marrë masa ndaj Saint-Etienne në javët në vijim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu