Kodi i ri në Itali: Kush braktis kafshët do të dënohet me burg

0

Me Kodin e ri të Autostradave, i cili tashmë ka marrë miratimin e Dhomës dhe po shqyrtohet nga Senati, qytetarët italianë duhet të mendohen dy herë para se të braktisin kafshët e tyre në rrugë.

Sipas mediave italiane, dispozita parashikon shtrëngim të gjobave, deri në heqjen e leje drejtimit, për ata që braktisin kafshën e tyre.  Një masë që mbërrin pikërisht në një periudhë të vitit kur fenomeni po pëson rritje, me afrimin e pushimeve verore, shkruajnë mediat italiane.

Për momentin, neni 727 i Kodit Penal i dënon ata që braktisin kafshët me burgim deri në një vit ose me gjobë nga 1000 deri në 10 mijë euro. Ligji i ri parashikon se dënimi rritet me një të tretën nëse braktisja ndodh në rrugë: ekziston rreziku deri në 7 vjet burg.

Nëse pronari i kafshës ka përdorur mjetin për kryerjen e krimit, me konstatimin e shkeljes do të pezullohet lejedrejtimi nga 6 muaj në 1 vit. Jo vetëm kaq.  Nëse kafsha e braktisur do të shkaktonte pa dashje një aksident rrugor, duke shkaktuar viktima ose lëndime, atëherë personi përgjegjës për braktisjen mund të ndiqet penalisht për aksidente rrugore ose lëndime të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu