Koeman përfundon në spital, e përjetoi keq takimin me Presidentin e Barcelonës

0

Ronald Koeman u desh të shkonte në spital për një sulm ankthi (atak paniku), siç raportohet nga “FOX Sports”. Laporta konfirmoi problemin e trajnerit në një konferencë për shtyp, por nuk sqaroi se kjo ishte për shkak të ankthit.

Ky shqetësim shëndetësor, nga i cili nuk ka vuajtur më parë hollandezi, vjen menjëherë pas takimit të fundit që pati me presidentin për të diskutuar mbi të ardhmen e tij në stolin Blaugrana.

Gjithmonë sipas informacionit nga “FOX Sports”, Koeman shkoi në spitalin e Barcelonës të mërkurën, pas takimit të së martës pasdite me bordin e drejtorëve të klubit. Mjekët konstatuan një problem ankthi, atak paniku, i dhanë mjekim dhe tashmë është në gjendje të mirë.

“Ronald ka një kontratë në fuqi dhe kjo i jep qetësinë e duhur. Nuk duhet të nxitojmë për të marrë vendime. Ne biseduam me qetësi me të. Ai kishte një problem shëndetësor, që e çoi në spital, ku iu nënshtrua ekzaminimeve. Të gjithë u shqetësuam, duke menduar se një vit më parë pati një sulm në zemër. Unë i thashë të qetësohej.

Ne flasim me respekt. Do të ulemi me Ronald javën e ardhshme dhe do të vendosim, pasi të përshkruajmë të gjitha aspektet”, – tha Laporta në konferencën e sotme për shtyp.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu