Koeman: Shpëtimi i Barcelonës mund të vijë nga një debutim

0

Sergio Aguero është rikthimi i madh te Barcelona. Në fakt, sulmuesi argjentinas nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me ekipin katalanas. Ai pësoi një këputje të muskujve në pjesën e brendshme të këmbës së tij të djathtë në fillim të gushtit dhe ende nuk ka bërë debutimin e tij.

Në pamjet e fundit të stërvitjes së Barcelonës, Aguero është parë të stërvitet normalisht, pa dhimbje dhe me intensitet. Nëse gjithçka shkon me këtë ritëm, sulmuesi argjentinas do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Valencian më 17 tetor.

Do të ishte një armë shtesë për trajnerin Koeman duke njohur aftësitë e tij para porte. Shifrat e sezonit të fundit te Manchester City nuk janë të mira në aktivizim, por në gola ai lë gjurmë. Aguero luajti 90 minuta të plota vetëm dy herë sezonin e kaluar.

U aktivizua në 20 ndeshje, 8 herë vetëm si titullar, por arriti të shënojë 6 gola. Duke parë minutat në këmbë, shifra e rrjetave të realizuar prej tij është e kënaqshme. Rrethanat e tanishme te Barcelona e bëjnë Agüeron të domosdoshëm.

Largimi i Griezmann, dëmtimi i Braithwaite, procesi i shërimit të Ansu Fati, si dhe fillimi zhgënjyes i Luuk de Jonn, bën që trajneri Koeman t’i besojë sulmuesit argjentinas. Aguero ka nevojë të bëjë një sezon të mirë, për t’u kthyer në kombëtare dhe në moshën 34 vjeçare të luajë Botërorin e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu