Koka ankimoi vendimin për masën e arrestit me burg, Apeli i GJKKO cakton datën e seancës për ish ministrin

0

Apeli i GJKKO ka caktuar datën e seancës gjyqësore për ankimimin e bërë nga ish ministri i Mjedisit Lefter Koka sa i takon masës së sigurisë “arrest me burg” për inceneratorin e Fierit.

Kujtojmë se një ankimimi që ish ministri bëri ndaj masës së arrestit për inceneratorin e Elbasanit u rrëzua.

Seanca do të mbahet në orën 11:00 të datës 17 maj dhe do të kryesohet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Njoftimi i Plotë:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, çështja me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal, në ngarkim të personave nën hetim A.M., S.C., Pëllumb Abeshi, Lefter Koka, Etleva Kondi, është regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 10.05.2022, me nr. 14 regjistri themeltar.

Sipas shortit të ditës së sotme, kjo çështje do të shqyrtohet nga trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, në seancën gjyqësore të planifikuar më datë 17 Maj 2022, ora 11:00.

Ish ministri i mjedisit së bashku me 4 prej bashkëpunëtorëve të tij gjatë kohës kur mbante postin, mbahen të arrestuar për çështjen e inceneratorit të Fierit, ku akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Ndaj Kokës qëndrojnë dy masa arresti, njëra për inceneratorin e Elbasanit dhe tjetra për Fierin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu