ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali si drejtues i një organizate kriminale. Rainews shkruan se në pranga nga autoritetet italiane ka rënë 30-vjeçari shqiptar Tonin Ndoci.
Ndoci, prej kohësh ishte i njohur për policinë për hetime të ndryshme droge. Por për një kohë të gjatë Ndoci mbante një profil të ulët pavarësisht rolit të tij si kreu i grupit kriminal.
Ndoci kishte pasur një episod më të hershëm me policinë, kur gjatë vitit 2022 ndaj organizatës së tij u krye një operacion anti-drogë, por nuk u mendua se ai ishte kreu i bandës. Gjithsej nga kjo orgnaizatë janë arrestuar 9 persona dhe sekuestruar mbi 20 kg kanabis.