Kokainë me vlerë 1.2 milionë euro, 40 vite burg për 2 shqiptarë dhe 3 anglezë (EMRA)

0

Dy shtetas shqiptarë u dënuan me burg në Britaninë e Madhe si pjesë e një grupi kriminal që ushtrone aktivitetin e trafikut të 15 kg kokainë me vlerë 1.2 milionë euro ndërmjet Londrës dhe Brixham, Plymouth dhe Penzance dhe Bristol.

Adi Lleshi dhe kunati i tij Mark Vasoja u dënuan së bashku me Steven Evans, John Minchinton dhe Tyler Harrison u dënuan në total me 40 vite burg nga nga Gjykata Mbretërore e Exeter.

Gjykatësi Timothy Rose tha: “Ju keni bashkëpunuar me njëri-tjetrin në furnizimin me kokainë të klasit A nga qendra e vendosura në Londrën Lindore në disa destinacione të në jugperëndim të vendit”. Rose shtoi se këta persona ishin shtyrë nga lakmia për të kryer trafik droge.

Adi Lleshi deklaroi vitin e kaluar se kryente mijëra km rrugë nga Essex drejt jugperëndimit të Anglisë me automjetin e tij “Mercedes” ku dërgonte çanta me drogë.

Gjatë një kontrolli, atij iu gjetën në 28 nëntor 2019 një çantë me 3 kg kokainë me vlerë 270 mijë euro.

Burimi: DevonLive


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu