Kokainë në futbollin anglez/ Tifozë të droguar, stadiumi i Man.Cityt mban rekord!

0

Nga alkoli te kokaina. Premier League po bën një betejë të re. FA dhe The Athletic kanë dhanë alarmin disa javë më parë. Muajin e kaluar një raport nga Federata e Futbollit zbuloi se kokaina kishte qenë katalizatori për tifozët pa biletë që u futën me forcë dhe pa biletë në finalen e ëembleyt në Euro 2020.

Një sondazh zbuloi se mbi 30% e tifozëve ishin konsumatorë të kokainës në stadiume. Shifra të konfirmuara edhe nga shefi i policisë Mark Roberts, i cili i tha për “The Athletic” se një kontroll në shkallë të vogël këtë sezon zbuloi se kokaina futej në tualetet e stadiumeve.

Gazetari i tabloidit “The Sun” Liam Coleman përdori peceta për zbulimin e kokainës në sipërfaqet e banjove të objekteve. Nga 58 mostra të testuara, 44 rezultuan pozitive për kokainë. Përveç kësaj, në tualetet Etihad u gjetën çanta boshe droge.

Shefi i policisë Roberts tha se klubet e nivelit të lartë të Anglisë po kërkojnë të instalojnë sipërfaqe të specializuara në banja për të vështirësuar përdorimin e drogës, por gjithashtu po përpiqen të kenë më shumë qen nuhatës. Oficerët po kërkojnë dënime më të ashpra për përdoruesit e kokainës në stadiume për të parandaluar dhunën e viteve 1980.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu