Kokainë në karikuesin e celularit, arrestohet shqiptari në Itali

0

ITALI- Autoritetet italiane në qytetin e Riminit kanë arrestuar në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ishte shpërndarës kokaine. Ilrestodelcarlino shkruan se policia e Riminit raportoi se, kishte marrë një denoncim në lidhje me një person i cili lëvizte me biçikletë gjatë gjithë natës dhe që kishte pasur takime të shkurtra me disa persona që dyshohet se kanë qenë duke blerë drogë nga shqiptari.

Pas gjetjes të tij oficerët italianë vijuan kontrollin fizik, gjatë të cilit gjetën një celular dhe një karikues, brenda të cilit më vonë u zbulua që kishte fshehur 10 qese me kokainë. Ndërkohë që shqiptari është arrestuar dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane për tu njohur me dënimin për veprën penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu