Kokalari i NXJERR të GJITHA, tregon si dështoi të organizojë takim Pompeo-Berisha: I ofruam dhe lekë, por ndërhyri Balla me Ambasadën! Ish-sekretari s’e dinte që po dilte foto me Alibeajn

0

Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari tregoi hapur përpjekjet e saj për të ndaluar ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo të takohej me Enkelejd Alibeajn.

Ajo tha se kishte komunikuar me presonin kryesor nga stafi i Pompeo për ta paralajmëruar atë që ish-sekretari amerikan mund të takohej me disa persona që janë “fasadë e opozitës” në Shqipëri, por gaboi që nuk ia dha atij me emra konkretë.

Kokalari zbuloi se kishte negociuar me shefin e stafit të Pompeos për të organizuar një event tjetër në Shqipëri, me shumë mundësi një event ku do të ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha, dhe i kishte ofruar edhe një shumë parash për këtë, por Ambasada e SHBA në Tiranë së bashku me Taulant Ballën ndërhynë duke organizuar një event të tyren.

Ajo tha se pas fotografisë së Pompeos me Alibeajn, kishte kontaktuar sërish me Xhimin, shefin e stafit të Pompeos, duke i thënë se Alibeaj ishte personi për të cilin donte ta paralajmëronte, por përgjigja e amerikanit ishte se “Pompeo bëri foto me të gjithë aty, fotot që nuk konsiderohen si deklarata politike”.

Pjesë nga deklarata e Kokalarit:

Kam ditur një fakt, që sekretari Pompeo ka qenë target nga këta të Iranit. Në momentin që ky vjen, unë kam diskutuar mundësinë e një fjalimi të dytë. Se është gjëja më normale kur vjen në një shtet do ta maksimalizosh. Dhe unë me ata po diskutoja çfarë mundësish të tjera kishte, me stafin e Pompeo. E dija që këta donin të bënin dhe diçka tjetër. Ka hyrë në lojë Taulanti. Sepse ambasada, ka shkuar e kanë diskutuar, siç diskutova unë mundësinë e një eventi të dytë. E dija që ambasada do ta gllabëronte këtë mundësi. I kam bërë një sqarim Xhimit, që është 2-shi i stafit të Pompeos. I kam thënë nëse do të evotosh çdo problem të mundshëm në Shqipëri, evito komplet opozitën. Se këta nuk u takuan me opozitën, por gabimi që bëra unë, asnjë nga këto figura nuk të bën fotografi se janë me pagesë. Këta kishin paguar. Dhe ai bën fotografi me këdo që është aty. Unë e kam diskutuar çmimin për eventin e dytë. Për mendimin tim këtë e ka paguar një person që kishte lidhje me Taulant Ballën, por ky është aludimi im. Pompeo nuk e dinte që po bënte foto me Alibeajn. Këta të katërt që janë në fotografi janë personat që unë po mundohesha tu thoja që janë fasada e opozitës, i shkruajta Xhimit në e-mail, gabimi im ishte që nuk ia dhashë me emra. Ai më ktheu duke thënë që Pompeo bëri foto me të gjithë që ishin aty dhe nuk bëri deklarata politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu