Kokalari “shpërtheu” ndaj Berishës, Taulant Balla nuk mban të qeshurën: Edhe Evi të shpalli non-grata o Sali!

0

Vetëm pak pas deklaratës së fortë të Evi Kokalarit ndaj kryetarit të Partisë Demorkatike, Sali Berishës, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës.

Teksa ka shpërndarë postimin e Kokalarit, Balla nuk mban dot të qeshurën dhe i drejtohet Berishës duke i thënë se dhe ajo e shpalli “non-grata”.

“Edhe Evi të shpalli “non-grata” o Sali!”, shkruan Balla.

Aktivistja ditën e sotme në llogarinë e saj në “Facebook” shpërtheu ndaj Berishës duke i thënë: “Turp të të vijë”, pasi që më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD.

Kjo deklaratë e Kokalarit ka ardhur pas takimit të Berishës me kreun e ri të FRPD-së, Besart Xhaferrin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu