Kolegji rrëzon Ilir Alimehmetin, i njëjti vendim edhe për kandidatin Aulon Kalaja

0

Pretendimet e kandidatit më të votuar në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, janë rrëzuar sot nga Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së tij për rinumërim të kutive.

Kërkesa është rrëzuar edhe për Alulon Kalanë, i mbështetur nga Partia Balli Kombëtar, ndërsa vendimi u shty për kandidatin për deputet të PD në qarkun Kukës, Shkëlqim Shehu, pasi ai mungoi.

Të tre kandidatët ankimuan vendimin në Kolegjin Zgjedhor më datë 2 qershor pasi KAS rrëzoi kërkesat për rinumërim të kutive.

Shehu dhe Alimehmeti e humbën mandatin me diferencë të vogël votash.

Megjithatë, për kandidatët e qarkut Tiranë ka një mundësi të dytë, pasi KAS vendosi më 5 qershor që Tirana t’i nënshtrohet sërish procesit të rinumërimit.