Komanda Mbështetëse e FA dorëzon urën “bailey” në Njësinë Administrative Papër, Bashkia Elbasan

0

Efektivët e Komandës Mbështetëse kanë përfunduar ndërtimin e urës “bailey” në fshatin Papër – Sallak, të Njësisë Administrative Papër, Bashkia Elbasan. Në përfundimin e punimeve të kësaj ure ishte e pranishme ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga komandanti i Komandës Mbështetëse kolonel Ardian Bali, kryetari i Bashkisë Elbasan z. Qazim Sejdini, deputeti i zonës z. Taulant Balla dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Njësisë Administrative Papër, Bashkia Elbasan.

Pasi përmendi kontributin e Forcave të Armatosura në rastet e emergjencave civile, ministrja Kodheli foli për rëndësinë që ka ndërtimi i kësaj ure për banorët e kësaj zone. “FA kanë qenë në krye të detyrës duke sfiduar temperaturat e ulëta të ditëve të fundit dhe duke punuar me një përkushtim të pamatë për ndërtimin e kësaj ure, e cila u vjen në ndihmë të komunitetit si shumë ura të tjera që Forcat e Armatosura kanë ndërtuar”.

Në përshëndetjen e saj drejtuar banorëve, ministrja Kodheli ka falënderuar ata për mikpritjen dhe mbështetjen që u kanë dhënë Forcave të Armatosura gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e urës, si dhe ka theksuar se Forcat e Armatosura do të vijojnë të kontribuojnë në mbështetje të komunitetit. Puna e KM jo vetëm në Bashkinë Elbasan, por në të gjithë vendin është një kontribut që FA japin për komunitetin në nevojë.

Kryetari i Bashkisë Elbasan z. Sejdini, ka falënderuar Ministrinë e Mbrojtjes si dhe Batalionin e Xhenios (bxh), për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë dhe punën e bërë për ndërtimin e urës së fshatit Papër – Sallak.

Komanda mbështetëse (KM) me efektivët e saj kanë qenë në krye të komunitetit në nevojë duke filluar me emergjencat civile dhe duke vazhduar me ndërtimin e urave. Kjo urë lidh fshatrat Papër -Sallak, Plangaricë, Cacabes, të Njësisë Administrative Papër si dhe Njësinë Administrative Baldushk.

Ndërtimi i urës u bë i mundur nga Kompania e Urave të Batalionit të Xhenios. Kjo urë u shërben 2000 banorëve të 4 fshatrave të Njësisë Administrative Papër. Për ndërtimin e urës bailey me gjatësi 24 m, seksion 1/1 e peshëmbajtje 10 ton, u realizua falë angazhimit të personelit specialist prej 10 persona dhe 5 mjete te bxh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu