Prej disa ditësh elementët e rinj të ekipeve zinxhirë të kombëtares kuqezi janë grumbulluar për të pasur një ballafaqim mes të rinjve që luajnë jashtë dhe atyre të kampionatit shqiptarë për moshat e datëlindjes 2006 të cilët këtë vit do të marrin pjesë në kampionatin europian.
Nën drejtimin e Ervin Bulkut trajneri i ekipit kombëtarë U17 dhe specialistët teknik të ekipeve kombëtare Sulejman Mema në fushën stërvitore të Kamzës janë zhvilluar sot dy ndeshje mes 4 ekipeve që prodhuan 41 të rinjtë.
Në këtë grumbullim, mungonin rreth 7 lojtarë për shkak të Covid-it, megjithatë nga të pranishmit tekniku Mema tregon se një pjesë e tyre do të jenë pjesë e skuadrës që do të grumbullohet për të zhvilluar dy miqësoret me Italinë muajin e ardhshëm në Koverciano.
Shqipëria do të marrë pjesë në kampionatin europian të kësaj moshe që do të zhvillohet në muajin tetor ku përballë do të ketë Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.