Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores, Natasha Prifti

0

Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores, Natasha Prifti

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka rekomanduar ditën e sotme Komisionerët Publikë për të ankimuar në KPA vendimin për rikonfirmimin në detyrë të prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti.

ONM kërkon ankimimin e vendimit të KPK-së, në bazë të indicieve për mospërmbushjen e kritereve të vetingut nga ana e prokurores.

Njoftimi i plotë:

Në datën 28.5.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Natasha Prifti (Shallapi), me detyrë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnjë.

Vendimi nr. 392, datë 28.5.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë më datë 8.9.2021.

Po sot, më datë 8.9.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

LEXO EDHE  Skandali me tenderat në Albcontrol dhe Trauma, mbi 2.2 mld lekë për pastrim zyrash (Dokumente)

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu