Komisioni i Disiplinës bllokon federimet e Tiranës, Skënderbeut dhe Dinamos

0

TIRANE – Në mbledhjen e tij të fundit, të hënën e 4 gushtit 2025. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, u mblodh dhe analizoi disa nga problemet e mbartura nga skuadrat shqiptare, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare ndaj futbollistëve apo stafeve teknike, duke rënë ndesh me “Fair Play”-n Financiar, një kusht i rëndësishëm nga UEFA në futbollin e sotëm.

Në përfundim të kësaj mbledhjeje dhe dokumentacionit të paraqitur, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, mori këto vendime:

● KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

● KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

● KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

● KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

● KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

● KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

● Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

● Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.