Komisioni i Ekonomisë miraton ndryshimet në Ligjin për Prokurimin Publik, fokus organizatat jofitimprurëse dhe kontratat anomalisht të ulëta nga operatorët

0

Komisioni i Ekonomisë gjatë mbledhjes së ditës së sotme miratoi disa ndryshime në Ligjin Nr.162/2020, “Për Prokurimin Publik”.

Bëhet fjalë për nenin 4 pikën 32, në të cilën shtohet përfshirja e shoqatave jofitimprurëse në kategorinë e operatorëve ekonomikë. Ky ndryshim ka për qëllim përfshirjen e shoqatave që ofrojnë shërbime sociale në terren, të cilët trajtojnë tema të rëndësishme si dhuna ndaj grave. Deputetja e Partisë Socialiste Milva Ekonomi, ka propozuar një ndryshim shtesë. Ajo ka kërkuar që autoritetet kontraktore të cilat duan të rezervojnë të drejtën që në programet që aplikojnë, të cilët duhet të punësojnë 30% të personelit me aftësi të kufizuara, të përfshijnë edhe grupet vulnerabël, si gratë që kanë përjetuar dhunë në familje në këtë 30%. Kjo synon integrimin e tyre në jetën sociale përmes punësimit.

Gjithashtu, është kërkuar ndryshimi në procedurat e prokurimit me vlerë nën kufij të caktuara, ku kërkohet që entet kontraktore të refuzojnë ofertat e operatorëve, të cilat janë konstatuar anomalisht të ulëta, pa kërkuar shpjegime. Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me operatorët që përdorin ofertat anomalisht të ulëta për të ndikuar në garë dhe për të fituar kontrata. Ai kërkon që në procedurat e prokurimit me vlerë të lartë, ofertat e tilla të refuzohen pa dhënë shpjegime.

Në këtë kontekst, Braçe ka theksuar se operatorët që paraqesin ofertat e ulëta ndikohen nga presioni dhe mund të rezultojnë në shkelje të kritereve ligjore dhe të përvojës së tyre. Kështu, ai propozon që autoritetet dhe entet kontraktore të mos pranojnë ofertat e konstatuara anomalisht të ulëta pa kërkuar shpjegime nga operatorët.

“Operatori paraqet një ofertë me çmim të ulët dhe përfshihet në garë nga një presion shumë të madh, duke bërë që prokurimi të përqendrohet tek çmimi dhe jo te kriteret ligjore apo përvoja e operatorit. Pas shpalljes së tij si fitues me një çmim anomalisht të ulët, me 20-45% më pak, ai nuk e realizon më punën, duke u detyruar të bëjë negociata me kompani që janë renditur më poshtë tij.
Kundër një rreziku të qartë të pagesave ose korrupsionit nga kompanitë që janë pozicion më të ulët, fituesi shpesh herë refuzon të mbajë kontratën”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu