Komisioni i Rithemelimit kërkesë zyrtare Nikollës: ‘Injoro’ vendimet e Bashës, e kemi shkarkuar

0

Ditën e sotme, Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka lexuar në nisje të seancës ndryshimet e propozuara nga grupi parlamentar i PD-së që sheh jashtë këtij grupi deputetët e rreshtuar në krah të Berishës.

Mirëpo kjo nukë shtë pritur aspak mirë nga deputetët në fjalë, të cilet kanë shpërthyer kundër Nikollës, të cilës i kanë përmendur rregulloren, duke i thënë se askush nuk ka të drejtë të shkarkojë nga grupi parlamentar një deputet, por vetëm ky i fundit ka të drejtë vetë të largoht nëse dëshiron.

Ata i janë drejtuar dhe me një shkresë zyrtare Nikollës, duke i kërkuar të ‘injorojë’ vendimet e Bashës, pasi ky i fundit është i shkarkuar tashmë.

Sipas letrës së këtij Komisioni, theksohet se rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë përcakton në nenin 15 të saj se grupet parlamentare formohen nga deputetët sipas përkatësisë partiake ose sipas orientimit politik. Kjo dispozitë, sipas Komisionit, përcakton qartë se grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të deklaruara nga KQZ.

Lulzim Basha, në mbledhjen e Kryesisë së forcës politike gjatë mbrëmjes së 10 janarit, vendosi të përjashtojë nga Partia Demokratike ish-kryetarin dhe bashkëthemeluesin e saj, Sali Berisha, së bashku me shtatë anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.

Shtatë anëtarët e tjerë të përjashtuar, janë Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.

Një seri emrash gjithashtu janë pezulluar përkohësisht nga organet e demokratëve. Ndër këta të fundit, bëjnë pjesë emra të rëndësishëm, si: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Edith Harxhi, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Oerd Bylykbashi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu