Kompania hap sfidë/ 1 mijë e 300 dollarë, për atë që shikon 13 filma horror në tetor

0

Një kompani financiare do të paguajë 1 mijë e 300 dollarë për atë që do të mund të shikojë 13 filma të frikshëm në tetor. Kjo vjen si një përpjekje për të gjetur nëse madhësia e buxhetit të një filmi ndikon në efektivitetin e tij.

CNN shkruan se “FinanceBuzz” po kërkon të punësojë dikë që do të shikojë 13 nga filmat më të frikshëm, ndërkohë do të monitorojë rrahjet e zemrës duke përdorur Fitbit.

 “Për nder të sezonit të frikshëm, ne në FinanceBuzz po vdesim të dimë nëse filmat horror me buxhet të lartë japin apo jo frikë më të fortë sesa ata me buxhet të ulët. Ju do të na ndihmoni të zbulojmë nëse buxheti i një filmi ndikon apo jo sa frikësues mund të jetë, duke veshur një Fitbit për të monitoruar rrahjet e zemrës suaj derisa shihni këta 13 filma”, ka shtuar kompania.”-ka thënë në një njoftim kompania.

Sipas CNN, personat që do të pranojnë këtë sfidë në këmbim të parave do të shikojnë filmat e mëposhtëm midis 9 tetorit dhe 18 tetorit: “Saë, Amityville Horror”, “A Quiet Place”, “A Quiet Place Part 2”, “Candyman”, “Insidious”, “The Blair Witch Project”, “Sinister”, “Get Out”, “The Purge”, “Halloëeen (2018)”, “Paranormal Activity” dhe “Annabelle”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu