Komunikimi për mbylljen e hetimeve, Berisha nuk do të paraqitet në SPAK

0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk do të paraqitet nesër në SPAK personalisht për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve.

Mësohet se në SPAK do të paraqiten avokatët e tij për t’u njohur me mbylljen zyrtarisht të hetimeve ndaj ish-kryeministrit për ish-kompleksin sportiv “Partizani” dhe dosja do të kalojë më pas në gjykatë.

Më 11 shtator, Sali Berisha u paraqit në SPAK ku ju komunikua zyrtarisht se është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim.

Sali Berisha qëndron në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu